Shtetet me më shumë vetura elektrike
Konvertimi në vetura elektrike, do të kthehet në një luftë për mbijetesë së shpejti për prodhuesit e automjeteve në të gjithë botën.
Në shfaqjet e veturave në Detroit, Gjenevë dhe Shangai, të gjithë përfaqësuesit e kompanive, bënë të ditur plane për të shtuar modelet elektrike te markat respektive. Pavarësisht se i ulët në përqindje ndaj totalit të veturave, numri i automjeteve elektrike apo hibride po vjen gjithnjë e në rritje.
Sipas Eurostat, në vitin 2017, kishte 262 milionë vetura të regjistruara në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Prej tyre, rreth 2 milionë, apo 0.8%, ishin elektrike apo hibride, që mund të ecin kombinuar me një motor benzine ose nafte. Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të qëndrueshme të numrit të veturave elektrike dhe hibride të regjistruara në Bashkimin Evropian.
Në veçanti, numri i veturave hibride me benzinë në vitin 2017, në 1.5 milionë, ishte thuajse 7 herë më i madh krahasuar me 2013-ën, në 200 mijë. Ndër vendet anëtare, Suedia zë vendin e parë të veturave elektrike apo hibride, në 2.4% të totalit. Polonia ndjek me 1.9%, ndërsa norma në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Belgjikë, shënon 1.5%, 1.4% dhe 1.2% në mënyrë respektive, transmeton ‘Scan’.
Megjithatë, kampioni në kontinent mbetet Norvegjia, që zë vendin e tretë në të gjithë botën pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar, shitjet e veturave elektrike në Norvegji u rritën me 40%, duke numrin e veturave të kësaj kategorie në 31% të totalit, përcjell albinfo.ch.
Nëse ky trend vazhdon në vitin 2019, më shumë se gjysma e veturave të reja do të jenë elektrike dhe Qeveria do të jetë më pranë objektivit për të konvertuar të gjithë automjetet e reja në elektrike deri në vitin 2025.