Shtetasi serb tenton ta dhunojë një femër
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Leposaviq, pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar ta dhunojë një femër.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 12:15, në fshatin Cukarak, ndërkohë, personi i dyshuar është shtetas serb.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregull.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që dyshohet se i njëjti ka tentuar që ta dhunojë viktimën femër K/Serbe. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /FaktePlus