Shtërrpca pa energji elektrike, KEDS njofton se po sanksionohet defekti
Pas një defekti të paraqitur në një linjë elektrike e cila përcon rrymën në Shtërrpc, ka rezultuar që t’i lë në terr këtë pjesë.
Por, KEDS menjëherë pas njoftimit ka nisur ekipin punues dhe po punohet në sanskionimin e saj.
Postimi i plotë:
Si pasojë e një defekti të paraqitur në linjën 35 kV – Shtërrpca, aktualisht konsumatorët që furnizohen nga kjo linjë janë pa energji elektrike.
Në këto çaste, ekipet gjinden në fshatin Semajë ku po punojnë intenzivisht për sanimin e defektit.