Shtëpia e Rita Orës në Prishtinë kushton 1.7 milionë euro
Së fundmi u bë e ditur se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka blerë një shtëpi për prindërit e saj në Prishtinë.
Sipas The Sun rezidenca e saj ka kushtuar rreth 1.7 milionë euro. Nga një listë e pasurisë që është publikuar pak kohë më parë, Rita tashmë ka 18 milionë funta pasuri.
Ka qenë vetë nëna e Ritës, Vera, e cila e në profilin e saj në Instagram ka publikuar shtëpinë e tyre luksoze, duke qenë shumë krenare për të.
Ndërkohë Rita është parë në New York me nje dukje super të mirë.