Shtëpia e Bardhë do të dezinfektohet para zhvendosjes së Biden në hapësirat e saj
Shtëpia e Bardhë aktualisht është një vend i tmerrshëm për të jetuar, jo vetëm për shkak të kaosit të shkaktuar nga familja e Donald Trump, ekipi Trump dhe vetë presidenti në lidhje me pretendimet e paprovuara të mashtrimit të votuesve, por edhe për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Rastet me COVID-19 janë duke u rritur në SHBA dhe jo vetëm banorët e shteteve të ndryshme po preken vazhdimisht nga kjo sëmundje, por edhe anëtarët e ekipit të Trump kanë dalë pozitivë me koronavirus.
Kohët e fundit një tjetër anëtar i rrethit kontraktoi virusin – shefi i stafit të presidentit, Mark Meadows. Krahas tij, katër anëtarë të tjerë të stafit të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë asistentin e Trump, Cassidy Hutchinson, gjithashtu kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ai e ka sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve të njohura të koronavirus në Shtëpinë e Bardhë në 36, që nga tetori kur Trump dhe shumë nga anëtarët e stafit u infektuan.
Edhe pse virusi mund të jetojë jashtë trupit për një periudhë të caktuar kohe – sipas studimeve maksimumi 28 ditë – Shtëpia e Bardhë duhet të sanitizohet plotësisht pasi që Joe Biden dhe familja e tij, si dhe anëtarët e stafit, do të vendosen aty pas fitores në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Juan Ventura, i cili drejton Paracas Group, një shërbim i madh profesional pastrimi në Milano që ka pastruar vendet private dhe të korporatave gjatë shpërthimit të koronavirusit në Itali, thotë se së pari, pastruesit duhet të spërkasin solucionin e peroksidit të hidrogjenit në secilën nga dhomat dhe pastaj ta mbyllin atë për gjysmë ore.
Pasi të jetë bërë, mjafton një ajrosje e mirë për ta bërë vendin të banueshëm dhe pa virus. Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë, u zbulua se ky është një proces efektiv për të eliminuar patogjenin.
Ventura thotë se një procedurë e tillë do të funksionojë edhe për Shtëpinë e Bardhë pasi nuk dëmton tekstilet e çmuara, materiale të tjera luksoze ose sipërfaqe dhe se ky proces është gjithashtu jo-toksik.
Por, ai thotë se Shtëpia e Bardhë me 55,000 metra katrorë, do të ishte një vend i madh për të pastruar edhe pse e gjithë procedura e pastrimit mund të përfundojë brenda një dite.
Sidoqoftë, e gjithë kjo mund të ndodhë nëse familja Trump largohet nga rezidenca që ai padyshim nuk dëshiron të bëjë pasi tani pret me padurim një betejë të gjatë ligjore.