Shtëpia e Bardhë del me komunikatë për takimin e Kurtit me Sullivan, përmenden sanksionet e Kosovës ndaj Rusisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.
Rreth këtij takimi, është lëshuar një komunikatë nga Shtëpia e Bardhë, ku tregohet për çështjet që janë diskutuar mes Kurtit dhe Sullivan
Një nga këto çështje ka qenë ajo e pranimit të refugjatëve afganë nga ana e Kosovës, për të cilën çështje, në komunikatë thuhet se Sullivan ka falënderuar të parin e qeverisë së Kosovës. Këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan është takuar dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Po ashtu shtohet se, këshilltari për siguri kombëtare dhe kryeministri kanë diskutuar edhe për agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë këtu edhe ndihmën humanitare që Kosova ia ka ofruar Ukrainës.
“Z. Sullivan falënderoi kryeministrin për gatishmërinë e Kosovës për të pritur të evakuuarit afganë. Ata shkëmbyen mendime mbi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë ofrimin e ndihmës humanitare nga Kosova për popullin e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se është biseduar edhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, po ashtu edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Ata diskutuan gjithashtu stabilitetinanin në Ballk Perëndimor, me z. Sullivan duke shprehur mbështetjen e SHBA-së për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet kyçe të pazgjidhura”, shtohet në komunikatë.
Me tej vijohet se, Sullivan ka mirëpritur planet e Kosovës për të kaluar në energji më të pastër, duke u larguar nga varësia e saj nga thëngjilli i linjitit.
“Z. Sullivan mirëpriti planet e Kosovës për të kaluar nga varësia e saj nga thëngjilli i linjitit në energji më të pastër dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike”, përfundohet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.
Kujtojmë që Kurti është duke qëndruar për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me personalitete të ndryshme.