Shtatorja e Majlinda Kelmendit përurohet të premten në Pejë
Shtatorja e heroinës tonë, kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, do të përurohet të premten (28 shkurt) në vendlindjen e saj në Pejë.
Përurimin e shtatores do ta bëjë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës më 27 shkurt.
Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike.
Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016.
Shtatorja do të zë vend në qytetin e saj të lindjes, Pejë.