Shtatë persona të arrestuar në rastin “Brezovica”, në mesin e tyre dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit
Mëngjesin e sotëm njësi të shumta policore kanë zbarkuar në disa lokacione, si Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpce.
Por pikë operacionale e këtij aksioni është edhe Ministria e Mjedisit si dhe Planifikimit Hapësinor, e drejtuar nga Liburn Aliu.
Prej disa orësh njësitë e specializuara të policisë bashkë me përfaqësuesit e prokurorisë janë duke u marrë nga afër me këtë aksion.
Nga ky aksion deri më tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe pesë të tjerë janë qytetarë.
Kjo është konfirmuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.
“Deri më tani janë arrestuar shtatë persona. Në mesin e tyre janë edhe dy zyrtarë”, ka theksuar ai.