ShSKUK ngushëllon stafin e pacientët për vdekjen e mjekës e profesoreshës
Edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës tregon se është njoftuar nga Klinika e Pulmologjisë, se në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë prof.ass. Iliriana Raça-Bunjaku, specialiste e pulmologjisë.
ShSKUK, ju shprehë ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të.
“Mjekët dhe stafi i klinikës humbën një kolege të mirë, pacientët një doktoreshë të shquar, kurse studentët një profesoreshë nga e cila mësuan shumë. Prehu në paqe profesoreshë!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.