Shqyrtohet Projektligji për Policinë Ushtarake të FSK-së
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës, do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Pika të tjera të rendit të ditës janë:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me dt. 23.02.2022, 2.03.2022, 15.03.2022 dhe 12.4.2022.
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-010 për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga Industri e Nxjerrjes së Mineraleve, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim;
5. Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-070 për pijet e forta alkoolike, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim;
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes;
7. Të ndryshme.