Shqiptari habit policinë në Londër: “Mos më kontrolloni, s’jam gay”
Një shpërndarës droge me origjinë shqiptare, i ka çuditur policinë e Londrës, me pretekstin e gjetur për të refuzuar kontrollin në stacionin e policisë.
Fillimisht kur pa që po ndiqej nga policia, Mark Legisi i dha gaz makinës për t’u larguar, por kjo tentativë ishte pa sukses.
Legisi refuzoi të ulte pantallonat për t’u kontrolluar, duke u thënë policëve se ai nuk ishte gay.
Ky pretendim i shqiptarit ka shkaktuar të qeshura në stacionin e policisë “City of London”.
Megjithatë ai nuk i shpëtoi kontrollit, nga i cili i zbulua se në vendet imtime kishte të ngjitur një qese me 22 doza kokainë.
Mark Legisi, 28 vjeç do të dënohet me dy vite burg për veprën e kryer.
Arrestimi tij ndodhi në zonën “City of London” qendra ekonomike e kryeqytetit britanik, e shquar për përdorimin e kokainës nga ekonomistët dhe bankierët që punojnë atje.