Shqiptarët të ndarë në zgjedhjet për presidentin
Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut kanë thënë se gjasat që Blerim Reka të marrë pozitën e të parit të Maqedonisë janë të ulëta.
Një gjë e tillë konsiderohet se po vjen për shkak të mosunitetit të partive shqiptare për ta përkrahur Rekën si kandidatin e vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale.
Kësisoj vlerësohet se ekzistojnë mundësitë më reale që dy kundërkandidatët e Rekës të shkojnë në balotazh.
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë ndarë në dy blloqe, kështu duke i ulur mundësitë që kandidatin e vetëm shqiptar për president të Maqedonisë Blerim Rekën ta vënë në krye të shtetit, shkruan Zëri.
Stevo Pendaroski, kandidati i proklamuar si konsensual i qeverisë nga LSDM-ja dhe Gordana Siljanoska, nga Partia Nacionaliste Maqedonase, do të jenë kundërkandidatët e Blerim Rekës në zgjedhjet presidenciale të së dielës së 21 prillit. /FaktePlus