Shqiptarët para Gjykatës Speciale në Hagë: S’kemi hero për ta sakrifikuar
Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Hagë dhe në diasporë janë mbledhur para objektit të dhomave të specializuara, ku me pankarta në duar kanë shprehur protestën e tyre kundër Gjykatës Speciale.
Në disa prej pankartave që mbanin në duar shiheshin mesazhe si “Nuk kemi hero për të sakrifikuar” e “Ku është drejtësia për mbi 13 shqiptarë civilë të vrarë?”.