Shqiptarët “bombardojnë” Vuçiqin në Facebook (Foto)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është “bombarduar” me komentet e shqiptarëve në llogarinë e tij në Facebook.
I pari i shtetit serb mbrëmë e ka postuar një fotografi të tij në këtë rrjet social, me mbishkrimin: “Serbia nuk do ta braktisë trengjyrëshin, dinjitetin dhe krenarinë e saj”.
Ky postim ka marrë qindra komente nga shqiptarët, të cilët po i bënin me dije se tashmë Kosova e ka ushtrinë e saj, transmeton klankosova. /FaktePlus