Shqipëria izolohet për shkak të koronavirusit- Në mesnatë mbylli hyrjet tokësore me shtetet fqinje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ky vend nga nesër do të mbyll të gjitha hyrjet tokësore me shtetet përreth.
“Nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00:00, të gjithë hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë”.
“Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po”, ka shkruar Rama në Facebook.