Shqipëria i jep “leksion” Kosovës: Shkon në mbi 922 mijë numri i të vaksinuarve atje
Ditën e sotme në Shqipëri janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë duke e çuar numrin total të të imunizuarve në 922 mijë e 886.
Shqipëria është drejt arritjes së objektivit të qeverisë, ku është thënë se brenda muajit qershor të ketë 1 milionë të vaksinuar.
Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Në Kosovë ndërkaq aktualisht janë të vaksinuar pak mbi 149 mijë persona