Shqipëri – Kosovë: Pjesa e parë pa gola
Ekipi kombëtar U21 e ka dominuar ekipin kombëtar motër të Kosovës në 45 minutat e parë të pjesës së parë të takimit kualifikues për Euro 2021 në Elbasan, por rrjetat e portave mbeten të paprekura.
Pjesa e parë në Elbasan Arena u mbyll baras 0:0, përkundër rasteve të shumta, sidomos nga lojtarët kuqezinj.
Dardanët patën topin në posedim pak më shumë se kundërshtari i tyre, por krijuan më pak.
Shqipëria i pati gjashtë goditje në drejtim të portës së Kosovës, tri prej të cilave në kornizë, ndërsa kjo e fundit asnjë goditje në kornizën e portës shqiptare.
Ndërkohë që Kosova po lufton për ta fituar këtë takim në mënyrë që ta rrëmbejë kreun e Grupit 3 kualifikues për Euro 2021, Shqipëria po bën përpjekje ta rrijë fitoren e parë në grup, pas dy humbjeve dhe aq barazimeve dhe pothuajse p asnjë gjasë për kualifikim.