Shqipëri: Hapet pavioni i tretë i spitalit COVID 3, brenda javës edhe COVID 4
Burime nga QSUT thanë për Top Channel se hapet pavioni i tretë i spitalit COVID 3. Gjithashtu brenda javës do të hapet edhe spitali COVID 4.
Në spitalin COVID 3 janë 150 shtretër. Ndërsa pavioni i fundit që hapet ka 50 shtretër. Spital COVID 4 që do të hapet brenda javës ka 100 shtretër.
Ne total në 4 spitalet COVID janë 550 shtretër. Më pas do të hapen disa spitale rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID-19.