Shqipe Mjekiqi dhe Sibel Halimi japin dorëheqje nga LDK-ja
Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në LDK, veç Mjekiqit, dorëheqje ka dhënë edhe Sibel Halimi, e cila ishte zëdhënëse politike. Ajo tashmë ka dorëzuar letrën e dorëheqjes tek kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Klankosova.tv kupton mes tjerash se arsyet e dorëheqjeve të dy këtyre dy figurave është për shkak të mospajtimeve të brendshme që kishin.