Shqetësuese përdorimi i drogës në Kosovë, policia ka arrestuar qindra persona
Abuzimi me substanca narkotike thuajse tani është shndërruar në fenomen në Kosovë. Nuk kalon ditë pa u raportuar për arrestime të personave që kapen me lloje të ndyshme të drogave. Shumica e tyre janë të rinj, e në mësin e tyre gjithnjë e më shumë po ka edhe të mitur.
Ndonëse krahasuar me vitin 2918, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pra nga muaji janar deri në qershor të 2019, ka një ulje të numrit të të arrestuarve për përdorim të drogës, shifrat ende mbesin të larta dhe shqetësuese.
Zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë treguar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, se vetëm gjatë periudhës kohore, janar-qershor në Kosovë janë arrestuar 660 persona, pasi janë zënë duke abuzuar me substanca të ndryshme narkotike.
“Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, sivjet numri i të arrestuarve ka shënuar ulje. Por, nga janari deri në qershor, janë arrestuar 660 persona, pasi janë zënë duke abuzuar me substanca të ndryshme narkotike. Prej të arrestuarve 537 janë meshkuj dhe 23 femra”, kanë thënë nga policia.
Sipas zyrtarëve policorë, numri më i madh i arrestimeve për këtë vepër është bërë në komunën e Prishtinës, mandej vjen ajo e Gjilanit dhe kështu me radhë.
Lufta kundër narkotikëve
Autoritetet e rendit prej vitesh i kanë shpallur luftë përdorimit të narkotikëve, sidomos nëpër shkollat e Kosovës, e për këtë janë zhvilluar aksione të shumta.
Së fundmi, respektivisht në njërën prej mbledhjeve të mbajtura në muajin qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka formuar Task Forcën për luftimin e drogave në shkolla, me ç’rast edhe ka nisur fushatën kundër këtij fenomeni.
Shef i Task Forcës është emëruar, Avdullah Hasani, ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale është emëruar drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj.
E kundër kësaj dukurie gjatë muajit korrik të këtij viti janë mbajtur ligjerata edhe në xhamitë e kishat e Kosovës. Klerikët u kanë folur të rinjve, për të këqijat që mund të kenë ata vetë dhe familjet e shoqëria nga abuzimi me substanca të ndryshme narkotike.
Mbi 25 mijë përdorues, 100 të vdekur
Statistikat e publikuara herë pas herë nga institucione e organizata të ndryshme, tregojnë se numri i përdoruesve të narkotikëve është mjaft i lartë. Llogaritet të jenë mbi 25 mijë përdorues, ndërsa rreth 100 thuhet se kanë vdekur si pasojë e konsumimit.
Numri i personave të vdekur nga përdorimi i drogave, ka lëvizur nga viti në vit, kurse shqetësues mbetet viti 2011 ku janë regjistruar 17 raste të vdekjeve.
“97 persona kanë vdekur nga përdorimi i drogave, këtë shifër e flas vetëm për personat që janë të regjistruar në data bazën tonë. Ka qenë një shqetësim i madh tek viti 2009-2012 ka pas numër të madh të vdekshmërisë. Viti që më së shumti ka pas vdekje ka qenë viti 2011 me 17 raste, vitin 2016 kanë qenë pak raste 4 raste, në 2018 kanë qenë 7 raste”, kështu kishte deklaruar në fund të qershorit të këtij viti Safet Bakaj, drejtor ekzekutiv dhe themelues i OJQ-së, “Labyrinth”.
E vitet në vijim, sipas Blakajt do të jenë edhe më të vështirë, kjo për faktin se do të fillojë përdorimi i drogave më të rrezikshme.
“Rreziqet që na presin këto 3 vitet apo 5 vitet që janë drogat e reja që quhen ‘Neë desing drogs’ që pritet të përdoren në Kosovë poashtu edhe fenomeni i përdorimit të shumëfishtë të drogave këta janë posaçërisht të rrezikuar prej mbidozës edhe ato droga që përdoren në psikiatri paraqesin problem shumë”, pati deklaruar Blakaj.
E shqetsues është edhe fakti se aktualisht grupmosha që e fillon përdorimin e drogave është 16 vjeç, kurse viteve më herët ka qenë 21vjeç.
Organiztat që merren më këtë problematikë, tregojnë se të rinjtë kryesisht fillojnë përdorimin e drogës kanabis, pra marihuanë, por edhe disa droga të tjera të reja, siç është ekstazi dhe lloje tjera. Mandej një pejsë e tyre kalojën në droga më të rënda, të cilët edhe u sjellin probleme në shëndet./FaktePlus