Shqetësuese, koronavirusi prek edhe Austrinë
Koronavirusi është përhapur tashmë edhe në një pjesë të Evropës.
Sipas medieve të huaja, së fundmi përpos Kroacisë, koronavirusi është paraqitur edhe në Austri.
Në Austri, dy rastet e para u konfirmuan në provincën perëndimore të Tirolit, në kufi me Italinë.
Ende nuk dihet saktësisht burimi i infektimit, por rastet mund të kenë lidhje me Italinë për shkak të afërsisë gjeografike me rajonin e Lombardisë, ku janë shënuar shumica e rasteve e personave të infektuar.