Shpërthimi: Sarri e ka bërë Chelsea-n të duket si Arsenal-i
Humbja 6-0 e pësuar në fushën e City-t ka qenë e tmerrshme për Chelsea-n, që pësoi katër gola në 25 minutat e para të ndeshjes. Trajneri Maurizio Sarri ka përfunduar nën akuzë dhe tani ka ardhur edhe një kritikë shumë e ashpër nga ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie C arragher.
“Disa ndeshje të Chelsea-t kanë qenë një turp, por paraqitja e bërë kundër City-t ka qenë më e keqja nga të gjitha. Po e ndjek Sarri-n dhe tani që ka kaluar më shumë se gjysma e sezonit të tij të parë në Premier League gjëja më e keqe që mund të them është se e ka bërë Chelsea-n të duket si Arsenal-i”, ka thënë Carragher.
“Arseanl-i ishte mësuar të dilte me kockat e thyera në 7-8 vitet e fundit në ndeshjet e rëndësishme që luante në transfertë, sepse ishte një ekip shumë i dobët. Kjo gjë nuk është thënë kurrë për Chelsea-n. Gjithsesi, këtë herë janë treguar shumë të dobët”.