“Shpërthimi në Ferizaj”: Vdes edhe Genc Sopa, pronari i Restarantit
Ka vdekur Genc Sopa, pronari i Restaurantit “Stake House” , pas plagëve që mori në shpërthimin në janar.
Sopa ka vdekur në Spitalin e Turqisë, ku nuk mundi t’i përballojë plagëve të rënda nga shpërthimi i ndodhur në restorantin e tij.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i LVV-së Dimal Basha.
“Sot na erdh lajmi për vdekjen e Genc Sopës, afaristit, mikut, dhe një djali shembullor të qytetit. Ganci pat një beteje të gjatë me lëndimet e marra në tragjedinë me bombolat e gazit, mirëpo pas krejt forcave dhe vullnetit për jetën, fatkeqësisht nuk ia doli. Ngushëllimet më t’sinqerta për familjarët dhe gjithë miqtë e tij të shumtë. Të jetë i përhershëm kujtimi për Gencin!”, ka shkruar ai
Nga ky shpërthim ka vdekur një vajzë 20-vjeçare dhe janë lënduar mbi 40 persona tjerë.
Shpërthimi i papritur i bombolës së gazit që përmbante 25 litra, e vendosur në kuzhinën e restorantit “Steak House” në Ferizaj, ka lënë 44 persona të lënduar si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale
Zjarri i shkaktuar i detyroi njerëzit që për një moment të dilnin nga aty, duke lënë mbi tavolinë telefonat, xhaketat e gjësendet e tjera.
Shkaqet e shpërthimit nuk janë bërë akoma të ditura.
Kujtojmë, që Genci kishte marrë lëndihme të rënda në shpërthimi e bombolës së gazit në janar të këtij viti në restorantitn “Stake House” .