Shpërthim rastesh të Covid-19 në Tajvan
Pasi jetuan për muaj pa stresin e izolimit, të lirë për të frekuentuar bar-restorantet dhe për të kremtuar festat tradicionale, vatra të papritura infeksioni kanë nisur të përhapen kudo.
Tajvani raportoi 1 mijë bartës të rinj me covid-19 në 10 ditët e fundit, gjysmën e të gjitha rasteve të regjistruara përgjatë gjithë 2020-ës.
Epiqendra fillestare ishte një qendër karantinimi për personelin ajror, ndërsa në maj u zbuluan të tjera vatra nga lokalet e kryeqytetit.Në këto zona po ndërhyn ushtria me fushata pastrimi dhe dezinfektimi.
“Po dezinfektojmë tërë stacionet e metrosë. Përbëjnë rrezik për transmetimin e sëmundjes. Bashkë me sanitarët besojmë që t’i ulim infeksionet.”
Problem për Tajvanin janë edhe mungesat e vaksinave anti-Covid.
Për shkak të tensioneve me Kinën, është refuzuar oferta e Pekinit për përdorimin e vaksinave kineze, ndërsa priten porositë nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe COVAX.
Nga fundjava, kryeqyteti i vendit ishullor po zbaton rregulla më strikte të distancimit social, janë mbyllur për një kohë të pacaktuar lokalet ndërsa nga 19 maji, të huajt nuk do të lejohet të hyjnë përkohësisht në Tajvan.