Shpërthen me banalitet Fisnik Ismaili: S’ka p.. nane që m’qetë prej Kosove
Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili përfundimisht është larguar nga skena politike.
Por Ismaili ka shpërthyer në banalitet nërmjet një shkrimi në profilin e tij “Facebook”.
Ismaili ka shkruar se në 1991 kishte kërkuar azil në Angli, kur ishte ndjekë nga Millosheviq por që ishte kthyer 8 vite më vonë për ta luftuar atë. E për cka thotë se “M’ka qitë shkau një herë prej këtuhi, s’ka p..nane shqiptari që m’qet prapë”.
Ky reagim i Ismailit duket se ka ardhur pas deklaratave të amëtarëve të VV-së të cilët po kërcënojnë ish-bashkëpartiakët e tyre për lëshim të vendit.
Postimi i plotë i Ismailit:
Azil kam lypë në vitin 1991 në Angli, kur më pat përndjekë Millosheviqi. Jam kthye mbas 8 vjetësh me e luftue atë mut. Në 2003 jam kthye përfundimisht me jetue në Kosovë.
Arsyeja kryesore pse jam nda me gruen time dy vjet më vonë, e jam larg djemve të mi sot, ka qenë se ajo s’ka mujtë kurrqysh me u adaptue me jetën këtu. Unë me çykë të zorit e kam shtye, edhe e shtyej çdo ditë me një fjali të vetme: “M’ka qitë shkau një herë prej këtuhi, s’ka pidhnane shqiptari që m’qet prapë.”
Anipse kam pasaportë të huej, e punë të sigurt me rrogë 5-fish më të madhe, nesër me u kthye në Londër, këtë fjali ia kam thanë Laurës në ditën që jemi nda, e ia kam thanë mutave të Hashim Thaçit me vjet, sa herë më janë kerrcënue.
Po e them edhe një herë: I ka qitë shkau shumë njerëz të mirë prej Kosove dikur. S’ka pidhnane shqiptari që i qet njerëzit e mirë prej këtuhi prapë.
Arbër Vokrri, banja screenshot këtij statusi, printoji dy kopje në format B2, njanin vjerre në dhomë të fjetjes, tjetrin në zyrën tande të doktorit, ku fryhesh qysh po e çon jetën tuj kujdestarue me iu ba mirë njerëzve, që me ta kujtue betimin e Hipokratit edhe jashta profesionit që e ke.
Edhe familjen e kam copëtue për këtë vend, tash llogarite që s’kam kurrgja me humbë, nëse ti, apo soji yt, i baheni pengesë kujtdo mue jetue në vendin tim si qytetar i lirë, për të cilin moment kam sakrifikue më shumë se që ju muni andërr me e pa.