Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore
Vetëm për muajin janar dhe shkurt diku më tepër se 50% i fondit të rezervave shtetërore janë shpenzuar”
Për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ishin ndarë 500 mijë euro.
Këtë shumë, Qeveria e Kosovës e pati ndarë nga fondi i rezervave shtetërore.
Kurse për individ të caktuar, festa të ndryshme dhe për lobim për Kosovën, vitin e kaluar kishte marrë 16 vendime për ndarje të parave nga rezervat shtetërore, raporton T7.