Shpend Ahmeti thotë se s’ka nevojë për blerje të tepruar
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk ka nevojë për blerje të tepruar dhe se kjo sfidë mund ta kalojë vetëm të bashkuar, ku secili vepron me diciplinë dhe duke menduar për njëri tjetrin.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Tëitter, Ahmeti ka shkruar se këtë sfidë mund ta tejkalojmë vetëm të bashkuar.
Ska nevojë për blerje të tepruar! Këtë sfidë mund ta kalojmë vetëm të bashkuar, ku secili vepron me diciplinë dhe duke menduar për njëri tjetrin. E dijmë që kapacitetet tona si shtet janë të mangëta por kemi kaluar edhe sfida më të mëdha. Bashkërendim, solidaritet e vigjilencë
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 11, 2020