Shpend Ahmeti i përgjigjet Sali Zybës, ja çka i thotë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherit kryetar i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-bashkëpartiakut të tij, zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba.
Zyba dje kishte thënë që Ahmeti tashmë nuk mund të jetë as deputet dhe as kryetar komune dhe vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.
E, sot Ahmeti I ëhstë kundërpërgjigjur Zybës, duke i thënë se nuk e ka synim azilin në asnjë shtet tjetër, përcjell FaktePlus.
Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se nuk u ka frikën kërcënuesve.
Postimi i tij i plotë:
Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër.
Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë.
Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh./FaktePlus/