Shpend Ahmeti e pret në takim Albin Kurtin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka arritur në Komunën e Prishtinës për të bërë vizitën e tij sikur në disa prej komunave të tjera të vendit.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, nuk ka dalë për ta pritur atë te hyrja e objektit, por e ka pritur atë në korridorin e komunës që çon për tek zyra e tij.
Edhe përshëndetja mes tyre nuk është bërë dorë më dorë, por kjo për shkak të situatës me koronavirusin.
Ata janë përshëndetur sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.