Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonomi
Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer kanë fituar Çmimin Nobel për Shkenca Ekonomike.
Ata e morën çmimin në nderim të “qasjes së tyre eksperimentale për zbutjen e varfërisë globale”.
Kjo qasje e tyre i ka ndihmuar mëse 5 milionë fëmijë në Indi e Afrikë përmes programeve në shkolla dhe në aspektin e kujdesit shëndetësor, transmeton FaktePlus.