Shorti i Champions po afron, këto mund të jenë grupet e vdekjes
Shorti për fazën grupore të edicionit të ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve do të hidhet më 29 gusht në Monaco, dhe aty mund të përcaktohen dy grupe shumë të forta, apo siç njihen “grupe të vdekjes”.
Vazoja e dytë përbëhet nga tetë ekipe me koeficientin më të lartë të UEFA-s, siç janë Real Madrid, Atletico Madrid dhe Tottenham.
Vazot tre dhe katër do të vendosen në bazë të kofficientit të UEFA-s, me klubet me koeficientin më të ulët që do t’i përbëjnë ato. Ndër to Inter dhe Valencia.
Grupet e mundshme të vdekjes:
Barcelona mund të formojë një grup të fortë me Tottenham, Inter dhe Leipzig.
Real Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.
Edhe Atletico Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.