Shoqërohet në Polici gjakovari, kapet me armë të ndryshkur dhe mjete të tjera luftarake
Një qytetar nga komuna e Gjakovës është shoqëruar në Polici, pasi këta të fundit i kanë gjetur në posedim armë zjarri dhe mjete të tjera luftarake.
Sipas Policisë Rajonale të Gjakovës, i dyshuari është V.SH., i lindur më 1991 në fshatin Rogovë, Gjakovë.
“Pas identifikimit të personit, dhe një pune të shkëlqyer hetimore, në konsultim me prokurorin kujdestar, dhe po ashtu vepruar sipas urdhëresës të gjykatësit paraprak, është realizuar kontrolli – bastisja e shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse të të dyshuarit, dhe janë gjetur dhe sekuestruar armëtNjë ZOL – e zbrazët, Një GULINOV , cal.12,7 mm dhe Një revole, cal. 7.65 mm”, thuhet në njoftim
I njëjti është shoqëruar dhe intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe pas deklarimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.