Shoqëria civile nga Kosova dhe Shqipëria mbështesin kandidatin Bekim Brestovci
Kandidati për deputet Bekim Brestovci nga radhët e NISMA Socialdemokrate, priti dje në një takim miqësor përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria.
Etleva Bajraktari, kryetare e Unitetit Alban (UA) për Shqipëri dhe ekipi i saj nga Tirana, së bashku me Presidenten e Unitetit Global Alban (UGA), Mimoza Abrazhda, shprehën dëshirën e tyre që t’i japin mbështetje të fortë kandidaturës së Brestovcit.
Bajraktari nënvizoi se bashkëpunimi i deritanishëm me Bekim Brestovcin e bënë atë që të jetë e bindur në vlerat profesionale të tij. Ndërsa, anëtari i kryesisë së UA-së, Perikli Shuli shtoi se Kosova ka nevojë për vlerat profesionale dhe intelektuale që janë të ndërthurura në profilin e Bekim Brestovcit. Përkrahjen e saj të pakursyer e shprehu edhe Abrazhda nga UGA.
Bekim Brestovci duke i falënderuar për vizitën miqët nga Shqipëria, gjithashtu i njoftoi ata në detale lidhje me konceptin dhe planet e tij për kontribut në skenën politike kosovare. /FaktePlus