Shokët dhe kolegët e heroit Hamëz Jashari mbështesin fuqishëm Bekim Jasharin
I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili njeherit po kandidon edhe për një mandat të ri qeverisës, ka pritur sot në takim, shokët dhe kolegët e heroit Hamëz Jashari, të cilët i kanë ofruar mbështetje të madhe për të qeverisur edhe një mandat në këtë komunë.
Kryetari Jashari, u shpreh shumë i emocionuar me rastin e këtij takimi, nga i cili mori motiv dhe përgjegjësi për punën e tij.
“M’u duk sikur po e shoh babushin në mesin e shokëve e kolegëve të tij të punës në fabrikën e municionit, të cilët i takova sot dhe nga të cilët përveç mbështetjes mora motiv e përgjegjësi për punë e suksese të reja, në shërbim të vendit dhe qytetarëve tone”, tha Jashari.
Bekim Jashari, tutje falënderoi secilin prej tyre për mbështetjen e ofruar duke theksuar se përkrahja e tyre është e një rëndësie të veçantë.
“Faleminderit të gjithëve për kujtimet e mira që më sollët sot dhe më bëtë të ndihem shumë krenar me secilin prej jush që sot mbështetni djalin e shokut dhe kolegut tuaj. Përkrahja juaj është rëndësi të veçantë për mua dhe idealin tonë të përbashkët”, tha ai.
#idealpërskenderaj #ideal113