Shoferi i Tesla-s kapet duke shikuar pornografi pasi kishte ngecur në kolonë
Një shofer i Tesla është kapur duke shikuar pornografi në ekranin e madh të tastierës në makinën elektrike, ndërsa kishte ngecur në trafik.
Dan Kitchener i tronditur po ngiste prapa burrit me shpejtësi të vogël, kur e pa skenën në Addington në jug të Londrës.
Ai tha: “Kishte trafik. Në fillim u duk se shoferi i Teslës po shikonte një katalog ose diçka të ngjashme. Por ndërsa lëviznim unë e pashë atë duke i bërë një foto të cilën e zmadhova më pas dhe kuptova se po shikonte pornografi”.
“Isha absolutisht i tronditur. Nuk mund ta besoja”, tha më tej personi që e pa burrin në Tesla, shkruan Daily Star.