Shkrimtarja amerikane: Trump më sulmoi seksualisht gjatë viteve të 90-ta
Një këshilltare kolumniste për magazinën e modës Elle ka thënë në një raport të publikuar të premten se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka sulmuar seksualisht në një zhveshtore në një dyqan në New York, dy dekada më parë.
Trump reagoi në një deklaratë duke thënë se ai asnjëherë nuk e ka takuar E Jean Caroll dhe se incidenti “nuk ka ndodhur asnjëherë”, njofton Klan Kosova.
Sipas Caroll, sulmi ka ndodhur në vitin 1995 ose në 1996, kur Trump ishte një zhvillues i pasurisë së paluajtshme dhe ajo ishte e njohur si një shkruese e magazinës dhe një prezantuese e një shout të televizionit.
Rrëfimi i Caroll, i zbuluar në në një fragment të librit më të fundit të saj dhe i publikuar të premten në magazinën New York, e bën atë, të paktën, gruan e 16-të që e kanë akuzuar Trumpin për sjellje të keqe seksuale para se ai të bëhej president.
Carroll, 75 vjeçe, tha se ajo u përplas në Trumpin në departamentin e dyqanit të Bergdorf Goodman në Manhattan, ndërsa të dy ishin duke bërë pazar.
Ajo tha se fillimisht takimi i rastësishëm ishte miqësor, Trump i kërkoi asaj këshilla për të blerë të brendshme për një grua të paidentifikuar. Pastaj me shaka ai i thotë që duhej t’i provonte.
“Në momentin kur dera e zhveshtores mbyllet, ai më sulmon, më shtyn me kokë në mur dhe vë gojën e tij mbi buzët e mia”, shkroi Carroll.
Duke e rrotulluar atë me forcë në mur, Carroll tha, Trump vazhdoi të zhvishte rrobat e saj, të hapte pantallonat e tij dhe të depërtonte në të – e gjithë kjo kur ishte i veshur plotësisht – derisa më në fund ajo arriti ta shtyjë dhe të vraponte nga dhoma e veshjes.
Carroll kurrë nuk shkoi në polici sepse ajo tha se kishte frikë nga pasojat.