Shkon në nëntë numri i të vdekurve në Ankara
Nëntë persona kanë mbetur të vdekur dhe 43 të tjerë janë të lënduar si pasojë e përplasjes së trenit që po udhëtonte me shpejtësi për në qendër të provincës Konya, në Ankara të Turqisë.
Sipas autoriteteve turke ky tren u përplas me një lokomotivë e cila po kryente inspektimin.
Imazhe nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipet e emergjencës duke tentuar të shpëtojnë personat nga treni i dëmtuar.
Kërkimet ende po vazhdojnë përderisa është hapur edhe një hetim teknik për të kuptuar se çka saktësisht e shkaktoi përplasjen.