Shkon në mbi 300,000 numri i të infektuarve me Covid-19 në Rusi
Gjatë 24 orëve të kaluara, Rusia i raportoi 8,764 raste të reja të koronavirusit. Kjo ishte shifra më e ulët që nga 2 maji.
Pas publikimit të numrit të ri, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me Covid-19 në Rusi shkoi në 308,705 persona. Rusia është e dyta në botë në këtë aspekt, pas Shteteve të Bashkuara.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 135 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave në shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë shkoi në 2,972, shkruan “Reuters”.
Pavarësisht rasteve të reja, Rusia mbetet me shkallë të ulët të vdekshmërisë në krahasim me numrin e të infektuarve dhe në krahasim me disa vende evropiane, si Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja.
Qeveria ruse ka filluar t’i largojë masat e izolimit me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike.