Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar vdekjen e një gruaje nga Malisheva.
66 vjeçarja është viktima e gjashtë në Kosovë nga koronavirusi.
“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqërisë”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19.