Shkon në afro 100 mijë numri i të prekurve me COVID-19 në Itali
Autoritetet italiane kanë raportuar 756 vdekje lidhur me koronavirusin e ri përbrenda periudhës 24-orëshe.
I njëjti burim ka bërë të ditur se numri i të prekurve me COVID-19 përbrenda ditës ka arritur në 5,217, duke çuar shifrën e përgjithshme në 97,689 të prekur, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, vetëm përgjatë ditës së sotme janë raportuar 646 të kuruar nga virusi pandemik.
Bazuar në shifrat e dy ditëve të fundit, Italia përgjatë ditës së sotme ka filluar të pësojë rënie të vdekjeve.
Aktualisht, në botë numri i të infektuarve me virusin me origjinë në Wuhan të Kinës ka shkuar afro 700 mijë.
Shqipëria përgjatë ditës së sotme i ka dalë në ndihmë Italisë, duke i dërguar 10 mjekë e 20 infermierë në kohën kur sistemi shëndetësor i vendit po shkon drejt kolapsit.