Shkon në 700 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA
Mbi 700 viktima nga COVID-19 janë regjistruar deri tani në SHBA.
Të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se Shtetet e Bashkuara patën 100 mijë vdekje në dy muajt e kaluar, nga 600 mijë vdekje sa ishin deri në qershor, shkruan Guardian.
SHBA radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve me COVID-19.
Pasi varianti Delta u bë varianti më i zakonshëm në SHBA gjatë verës, amerikanët e pavaksinuar kishin 10 herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe të vdisnin për shkak të virusit, krahasuar me amerikanët e vaksinuar, sipas një studimi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Ndërsa kombi ynë mban zi për historinë e dhimbshme të 700 mijë vdekjeve amerikane, ne nuk duhet të bëhemi të mpirë nga pikëllimi. Në këtë ditë, dhe çdo ditë, ne kujtojmë të gjithë ata që kemi humbur nga kjo pandemi dhe lutemi për të dashurit e tyre të lënë pas, të cilëve u mungon një pjesë e shpirtit të tyre”, tha presidenti Joe Biden.“Ndërsa ne përpiqemi, numri i habitshëm i vdekjeve është një tjetër kujtesë se sa e rëndësishme është të vaksinohesh.”Vdekjet e fundit kanë qenë kryesisht në shtetet jugore që kanë norma të vonuara të vaksinave, përfshirë Florida, Teksas, Misisipi dhe Luiziana. Në nivel kombëtar, rreth 65 përqind e njerëzve 12 vjeç e lart që kanë të drejtë të marrin vaksinën janë vaksinuar plotësisht.
Me një shumicë të vogël të popullsisë të vaksinuar plotësisht, shkalla e vdekjes është ulur ndjeshëm në krahasim me normën e vdekjeve gjatë rritjeve të mëparshme të virusit, kur vaksina ishte e padisponueshme.