Shkon në 33 numri i të vdekurve nga zjarrvënia e qëllimshme në Japoni (Video)
Ka shkuar në 33 numri i të vdekurve pas një zjarrvënie të qëllimshme në një studio të animacionit në Kioto të Japonisë.
Veç tyre edhe numri i të plagosurve është rritur.
Policia tha se i dyshuari 41 vjeçar hyri në studion e animacionit Kioto të enjten në mëngjes dhe spërkati benzinën përpara se ta ndezë atë.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital me lëndime. /FaktePlus