Shkon në 21 numri i të infektuarve në Kosovë, kjo është thirrja e Avdullah Hotit
Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës ka folur rreth gjendjes aktuale të pandemisë, pas konfirmimit edhe të një rasti me koronavirus.
Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se këtë situatë do ta kalojmë së bashku, derisa ka shtuar se janë kudo në çdo komunë ku paraqiten rastet.
“Do jemi me juve, ashtu siç do jemi edhe me Kryetarin e Vitisë Sokol Haliti, të Klinës Zenun Elezaj, të Malishevës Ragip Begaj, të Podujevës Nexhmi Rudari dhe kudo ku paraqiten rastet”, ka shkruar Hoti,
Shkrimi i plotë i Hotit:
Sonte u konfirmua nje rast ne Janjeve te Lipjanit.
Dua t’i them Kryetarit Ahmeti dhe familjes se personit te prekur nga covid-19 se do ta kalojme se bashku kete situate.
Do jemi me juve, ashtu siç do jemi edhe me Kryetarin e Vitise Sokol Haliti, te Klines Zenun Elezaj, te Malisheves Ragip Begaj, te Podujeves Nexhmi Rudari dhe kudo ku paraqiten rastet.
I vetedijshem se jo gjithmone jemi ne gjendje te plotesojme te gjitha nevojat siç kerkohet nga ju.
Mjeket po bejne perpjekje te medha per tu organizuar sa me mire per tu marre me situaten aktuale dhe qe mund te paraqitet.
Zoti na ndihmofte te gjitheve ta kalojme sa me pare dhe t’i kthehemi jetes normale, me te mirat e veshtiresite qe ka ajo.