Shkon në 13 numri i të vdekurve pas rënies së teleferikut në Itali
Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një teleferik ra në një mal afër Liqenit Maggiore në Italinë Veriore këtë të diele.
Sipas zyrtarëve të urgjencës aksidenti ndodhi në një shërbim që transportonte pasagjerë nga qyteti turistik i Stresit deri në malin pranë Mottarone në rajonin e Piemonte, shkruan BBC.
Shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë.
Ndërsa mediat lokale raportojnë se një numër shërbimesh, përfshirë policinë dhe zyrtarët e zjarrfikësve po vazhdojnë të mbesin në vendngjarje për hetime.