Shkollimi i të miturve brenda Burgut të Lipjanit
Si të rriturit poashtu edhe të miturit me Kodin Penal të Republikës së Kosovës për veprat e dënueshme, sipas këtij kodi vuajnë dënime.
Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan vuajnë dënimin të dënuarit e mitur. Përveç detyrimeve tjera këta të burgosur e kanë mundësinë edhe të shkollohen. Shkollimi fillor është i obligueshëm për të gjithë e si i tillë edhe brenda burgut.
Të miturit e dënuar në këtë Qendër Korrektuese e kanë mundësinë që çdo ditë të vijojnë mësimet në shkollën që gjendet brenda burgut, e që është paralele e ndarë e shkollës amë në Lipjan.
Pas përfundimit të shkollimit këta nxënës pajisen me diplomë në të cilën nuk shkruan që shkollimi është bërë brenda burgut.
Për më shumë ndiqeni skorien në vazhdim…