Shkolla “Pavarësia” bëhet me poligon sportiv, Jashari: Bashkë për nxënësit tonë!
Kryetari i tanishëm i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili po kandidon edhe për një mandat të dytë në udhëheqje të Skenderajt, ka vazhduar edhe sot aktivitetet e tija.
Ai gjatë ditës ka vizatuar shkollën fillore “Pavarësia” në Krasaliq, ku edhe është bërë përurimi i poligonit sportiv.
Jashari nga atje ka thënë se do të jenë bashkë për nxënësit.
“Nxënësit e shkollës fillore “Pavarësia” në Krasaliq, tashmë po i mbajnë aktivitetet e tyre sportive në poligonin sportiv të ndërtuar nga komuna jonë. Bashkë me drejtorin e shkollës, Sami Beqiri, mësimdhënësit e kësaj shkolle si dhe nxënësit, bëmë përurimin e këtij poligoni sportiv, i cili do të shfrytëzohet edhe nga të rinjtë e fshatrave Kozhicë, Krasaliq e Prelloc. Bashkë për nxënësit tonë”.