Shkolla në Obiliq që i ka klasat e ndara për shqiptarët dhe serbët (VIDEO)
Ajo që i ka rënë në sy gazetares Eloisa Covelli është se në këtë shkollë klasat janë të ndara për shqiptarët dhe serbët.
“Emilja është një vajzë serbe. Ylleza është shqiptare. Të dy jetojnë në Kosovë . Ju nuk e shihni ndryshimin, por dallimin e bën shkolla sepse e para shkon paradite në shkollë, ndërsa tjetra pasdite.”, thuhej në lajmin e ‘Euronews’.
“20 vjet pas luftës, serbët dhe shqiptarët i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në klasa të ndara. Ndërtesë e njëjtë, por gjuhë të ndryshme dhe mësues të ndryshëm. Nuk ka asgjë të çuditshme për familjet, kjo është në rregull.”, thuhej tutje.
“Ne u tregojmë fëmijëve tanë se sa kemi vuajtur, si jemi dëbuar nga shtëpitë tona – thotë Besim Paloja, babai i Yllezas, fëmija shqiptar – unë kam qenë vetëm student në atë kohë, por frika mbeti”.
“Do të ishte mirë sikur të takoheshim dhe të bisedonim për atë që ndodhi – thotë Ylleza, 9 – Unë mendoj se serbët duhet të kërkojnë falje dhe të dy shtetet duhet të pajtohen”.
“Unë mendoj se do të ishte e vështirë për të studiuar së bashku sepse ne duhet ta bëjmë atë në dy gjuhë – thotë Emilija – Nuk e di nëse fëmijët shqiptarë duan të jenë miqtë tanë, ne i shqetësojmë ata për shkak të së kaluarës”.