SHKK: Nga 25 janari fillon lejimi i vikendeve për të dënuarit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data, 25 janar 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, SHKK ka bërë të ditur se fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve.
“SHKK vazhdon me zbutjen e masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 25 janar 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuaritSi masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet. Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve”, thuhet në njoftim.
Tutje, SHKK ka sqaruar se të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh.
“Pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, përfundon njoftimi