Shkencëtarët japonezë pretendojnë se kanë krijuar vaksinën kundër plakjes
Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga profesori Toru Minamino i Universitetit Juntendo, publikoi rezultatet e studimit të tyre në revistën Nature Aging.
Sipas këtyre rezultateve, minjtë që morën vaksinën treguan ulje të niveleve të qelizave të plakura, të cilat grumbullohen me kalimin e moshës dhe shoqërohen me kushte të tilla si artriti dhe ngurtësimi i arterieve, raportoi The Japan Times.
Qelizat e vjetra përkufizohen si qeliza që, me kalimin e kohës, ndalojnë ndarjen, por nuk vdesin.
Këto qeliza fillojnë të lëshojnë kimikate të dëmshme, duke dëmtuar qelizat normale dhe duke shkaktuar inflamacion.
Raportohet se vaksina krijon antitrupa që lidhen me qelizat e vjetra, duke i lejuar ato të hiqen nga qelizat e bardha të gjakut.