Shkencëtarët hyjnë në thellësi të Antarktidës, ajo që gjejnë është e vështirë për t’u besuar
Disa shkencëtarë kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm brenda një zone të humbur të Antarktidës.
Në një liqen që është plotësisht i mbuluar nga akulli, kanë gjetur disa krijesa të cilat nuk janë parë kurrë më herët.
Duket si një skenar filmi, por në fakt është e vërtetë. Mësohet se në liqenin Mercer, i cili fillimisht u zbulua në vitin 2007 janë parë me anë të një sonde krijesa të rralla.
Revista prestigjioze Nature në një ka shkruar se shkencëtarët mendonin se do të gjenin vetëm disa mikrobe, por u habitën kur nga kampionët e analizuara pas shpimit të liqenit, gjetën mbetjet e disa krijesave shumë herë më të zhvilluara.
Shkencëtarët kanë gjetur disa lloje gaforresh, karkalecash dhe një krijesë e njohur me emrin tardigrad.
Sidoqoftë, ajo që ka vënë në pyetje shkencëtarësh është se si këto krijesa kanë mbijetuar në një thellësi që është aq ftohtë.